Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka sqaruar pse në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është paraqitur me syze dielli.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kohëve të fundit ka kryer një ndërhyrje me lazer në sy.
Ai ka bërë me dije se për shkak të procesit të rikuperimit mbajtjen e syzeve të diellit ia ka rekomanduar edhe mjeku.
“Të nderuar qytetarë, Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me lazer në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare. Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë. I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe!”, ka shkruar Berisha.
