DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

19 Prill 2026
A A
Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, teksa ka njoftuar se ka shkuar në Hallaq të Vogël të Lipjanit në nderim të përvjetorit të masakrës bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka gjetur kohë ta sulmojë edhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Rrustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thumbuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi, duke thënë se para 13 vitesh e kishte të pamundur pjesëmarrjen në këtë masakër, sepse, sipas tij, po nënshkruante marrëveshjen për “Zajednicën”.

“Sot bashkë me Kryeministrin Albin Kurti kujtuam masakren në Hallaq të Vogël të Lipjanit. Sot 13 vite më parë, ish kryeministri i asaj kohe nuk ka pasur mundësi me ardhë për homazhe se ka qenë duke e nënshkruar marrëveshjen për Zajednicën, e njohur si marrëveshja Thaqi-Daçiq”, thuhet në postimin e Rrustemit.

 

Masakra e Hallaqit të Vogël në komunën e Lipjanit, e ndodhur më 15 prill 1999, përbën një nga krimet e rënda kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë një operacioni të forcave serbe, banorët e fshatit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa një grup burrash dhe djemsh u ndanë nga familjet dhe u ekzekutuan. Nga kjo ngjarje u vranë rreth 20 civilë shqiptarë, kryesisht të paarmatosur, ndërsa shtëpitë u dogjën dhe fshati u shkatërrua.

Masakra ndodhi në kuadër të fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe mbetet pjesë e dokumentuar e krimeve të luftës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 328)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com