DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Toliq mohon akuzat për Banjskën: Nuk jam terrorist, nuk e dija ku po shkonim

20 Prill 2026
A A
Toliq mohon akuzat për Banjskën: Nuk jam terrorist, nuk e dija ku po shkonim
Share on Facebook

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për sulmin në Banjskë, Vladimir Toliq, ka mohuar përfshirjen aktive në këtë rast gjatë fjalës së tij përfundimtare.

Ai ka deklaruar se ndodhej në vendngjarje më 24 shtator 2023, por ka theksuar se nuk kishte dijeni për planin e sulmit dhe se ishte nisur “verbërisht”, pa e ditur destinacionin.

“Unë kam qenë në Banjskë atë ditë dhe këtë gjë nuk e kam mohuar asnjëherë. Por e tërë kjo që më vihet në barrë dhe çfarë shkruhet në aktakuzë si veprime apo pjesëmarrje imja, nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam ditur se çfarë do të ndodhte atë ditë; jam nisur verbërisht sepse askush nuk më ka thënë se ku po shkonim. Edhe vetë jam çuditur kur jam gjendur në fshatin Banjskë dhe as nuk kam mundur të supozoj se do të vinte deri te tragjedia. Nuk kam dashur të marr pjesë në të, e lëre më të shkaktoj farëdo dhune”, deklaroi ai.

Toliq ka insistuar se nuk ka marrë pjesë në asnjë akt dhune dhe nuk është përgjegjës për vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku, duke kërkuar që të gjykohet vetëm mbi bazën e provave dhe jo supozimeve.

Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje për viktimat, por ka theksuar se nuk e ndjen veten fajtor, duke hedhur akuza ndaj Prokurorisë Speciale për, siç tha, “montim” të provave.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Toliqin dhe të akuzuarit e tjerë, duke i konsideruar pjesë të grupit që kreu sulmin në Banjskë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 328)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com