DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ymeri: Në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike është pikërisht vëllai i kryeministrit Kurti

21 Prill 2026
A A
Ymeri: Në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike është pikërisht vëllai i kryeministrit Kurti
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka folur në seancën e jashtëzakonshme lidhur me çmimin e energjisë elektrike.

Ymeri tha se pikërisht në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike punon vëllau i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“E para për energjinë, çka dimë ne është që është rritur kostoja në masa të paparashikueshme më herët. Kjo ka ndodhur edhe pse prodhimi është rritur, por kohëve të fundit është rritur dhe çmimi në qiell. Në këtë skemë, të cilën unë e kam potencuar edhe më herët, kërkesa për vlerë është gjithmonë më e madhe, edhe tashmë veç e kemi tejkaluar një miliard euro.Tash, unë po du me i sqaru anën tjetër të kësaj çfarë po thuhet, që çmimi i importit është rritur nga pandemia, por kohëve të fundit është rritur sasia në masë të paparashikueshme për shkak të rënieve të blloqeve dhe mos planifikimit të prodhimit nga KEK-u”, deklaroi Ymeri.

Deputetja theksoi se edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar, nuk kemi pasur asnjë lloj shkaku ne që me e pagu aq shtrenjtë energjinë elektrike.

Sipas saj, ka qenë keqmenaxhimi i sektorit, i komplet sektorit energjetik, duke filluar nga prodhimi e deri te inkriminimi i ZRRE-së.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, çka është thënë nga zyrtarët, në anën zyrtare, si përfaqësues të kuvendit, nuk më përgjigjen në pyetjen më të thjeshtë për maminë energjetike. Jo që janë të kapur, por ky pushtet e ka kolaboruar komplet sektorin e energjisë elektrike.

Për me potencu këtë, për me tregu më shumë për këtë, ku mund të jetë një sektor i pavarur, ku në zyrat ku rritet edhe ku bëhet faturimi i energjisë elektrike, është edhe bilanci, është edhe vetë vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyre. Ky specialist për çështje ekonomike, le të mos merremi me këto fjalë të tjera, ku vetë kryeministri e ka vëllaun”, tha Ymeri.

Ajo e konsideroi “maxhe” të madhe të parasë publike dhe hajnisë e cila menaxhohet nga familjarët e pushtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 528)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 748)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com