DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musliu reagon për gjuhën e Gecit ndaj Çitakut: Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi

22 Prill 2026
A A
Musliu reagon për gjuhën e Gecit ndaj Çitakut: Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi
Share on Facebook

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj gjuhës së deputetit të të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Një ditë më parë, deputeti Geci e ka fyer rëndë nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet deputeti Geci duke i thënë Çitakut.

Këtë gjuhë ndaj koleges së saj, e ka dënuar deputetja Musliu.

“Sa herë më kanë ofenduar, më kanë paragjykuar, bullizuar e më kanë kërcënuar, asnjëherë nuk jam viktimizuar dhe nuk kam kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askush. Ama kam reaguar fuqishëm dhe me zë të lartë kundër tendencës që sharjet, fyerjet e kërcënimet të bëhen normë, të bëhen standard në vendin tonë. Edhe sot e dënoj ashpër gjuhën që u përdor ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Jo pse Vlora ndjehet e ofenduar as që ja ka frikën dikujt por për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete, kanë thyer barriera kanë mposhtur armiq dhe nuk janë zmbrapsur asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë.”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se kushdo që mendon se mund t’i heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë.

“Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi. Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë.”, ka thënë Musliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 734)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com