Deputeti i VV’së, Ilir Kërqeli, ka dal me një reagim pas deklarateve të mbrëmshme nga familja Geci, ku është përmendur emri i tij.
Nehat Geci tha se fjalimin e Fatos Gecit ia ka shkruar Ilir Kërqeli, ani pse publikisht Fatosi e ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se e ka shkruar vetë.
Ilir Kërqeli, përmes një video, ka mohuar një gjë të tillë, duke cekur se qëndrimi i tij për krerët e UCK’së në Hagë dihet publikisht. Ai ka uruar që të lirohen sa më shpejtë.
“Sot në mëngjes lexova disa deklarata se është lakuar emri im, sa i përket fjalimit, deputeti ka reaguar se fjalimin e ka shkruar vetë. Sa më përket mua për qëndrimin tim për krerët e UCK’së, në Hagë dihet publikisht. Kam qenë në vizitë në Hagë, në vitin e parë të paraburgimit, ku kam vizituar të gjithë të paraburgosurit. Në dy protestat e organizuara kam bërë thirrje për pjesëmarrje e kam marr pjesë edhe vetë. Kam votuar për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë, e lutem që të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre. E ndjeva obligim moral, këtë sqarim edhe pse dihet botërisht”.
