Sot do të merret vendimi i Gjykatës për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ku edhe mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku.
Një familjar i policit të vrarë, Arton Bunjaku ka thënë se presin një vendim për dënim maksimal dhe se çdo vendim tjetër do të ishte i papranueshëm.
“Presim një vendim të drejtë, jo vetëm për këtë pjesë të grupit, por që edhe pjesa tjetër të dorëzohet e të dalin para drejtësisë”, ka thënë ai.
