Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot, më 24 prill, do të shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”, nën masa të shtuara sigurie.
Seanca e shpalljes së vendimit pritet të nisë në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e procesit.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq.

