DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OVL-UÇK kërkon që Ligji për Vlerat e Luftës të pasqyrojë kërkesat e tyre

24 Prill 2026
A A
Rritet numri përfitues i skemës së pensioneve për veteranët e luftës në muajin shkurt të 2025-tës
Share on Facebook

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në Qeveri, para se të vazhdojë më pas me hapat e tjerë deri në Kuvend.

Hoti e ka bërë këtë deklaratë në seancën e sotme të Kuvendit, duke njoftuar se procesi ka nisur tashmë në ministri dhe se po hartohet koncept-dokumenti i ligjit, i cili, sipas tij, është pranë finalizimit.

“Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës veçse ka filluar në ministri. Për shkak të procedurave se si fillon një ligj, ne jemi duke hartuar koncept-dokumentin për ligjin që i përfshin të gjitha ato që ka me përmbajtë ligji. Ai është pranë finalizimit dhe javën tjetër do të jetë në qeveri për aprovim dhe pastaj do të fillojmë me procedura të tjera”, tha Hoti.

Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar duke thënë se po e merr në konsideratë njoftimin se ligji pritet të procedohet në Qeveri e më pas në Kuvend, por ka theksuar se ky hap “ka rëndësi, por nuk mjafton”.

OVL UÇK ka deklaruar se prej muajsh kanë ngulmuar për këtë çështje përmes shkresave zyrtare drejtuar Qeverisë, Kuvendit dhe grupeve parlamentare, aktivizimit të strukturave në degë, deklaratave publike dhe pranisë së vazhdueshme në media, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme do të provokonin “pashmangshmërisht një reagim më të ashpër”.

Organizata ka kërkuar që procesi të ofrojë përmbajtje dhe jo simbolikë, ndërsa ka theksuar se teksti përfundimtar i ligjit duhet të pasqyrojë kërkesat e deklaruara, të mbrojë vlerat e Luftës Çlirimtare dhe të garantojë njohje të dinjitetshme për çdo kategori pjesëmarrëse.

Po ashtu, OVL UÇK ka bërë të ditur se do ta ndjekë procesin me “vigjilencë të plotë” deri në miratimin përfundimtar në Kuvend, duke theksuar se “ajo që u fitua përmes sakrificës nuk mund të zbehet, të shtyhet apo të kthehet në material për pazare politike”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 188)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com