Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.
I pyetur nëse Osmani mund të rikthehet të hënën apo të martën, duke pasur parasysh edhe afatin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Rukiqi nuk dha një datë të saktë, por la të hapur mundësinë që rikthimi të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
“A kthehet Vjosa këtë javë?”, ishte pyetja e Jupollit drejtuar deputetit.
“Në javën që vjen ka gjasa që të kthehet”, tha Rukiqi.
