Anton Keçi, 52-vjeçar dhe Bora Keçi, 20-vjeçare janë identifikuar si viktimat e aksidentit fatal në Lezhë.
Babë e bijë, sipas policisë së Shqipërisë, humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në një kanal.
Sipas informacioneve dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por u zbulua vetëm në mbrëmje.
Kanë qenë familjarët që, të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, kanë nisur kërkimet, ndërsa më pas shërbimet e policisë kanë lokalizuar automjetin në kanal bashkë me trupat e pajetë.
