Lëvizja Vetëvendosje duket se qëndron prapa peticionit që Murat Jashari të bëhet president. Kjo përpjekje po bëhet pavarësisht vetë profesori Jashari e refuzoi këtë ofertë publikisht.
Gazeta ka siguruar një bisedë në rrjetin social WhatsApp ku një zyrtar i lartë i VV-së, tenton ta shpërndajë këtë peticion.
Fjala është për Filiz Mustafën që kishte qenë kandidat për kryetar të Sharrit, dhe është koordinator i degëve të LVV’së.
Në këto biseda, ai fton anëtarët e VV-së ta shpërndajnë sa më shumë.

