DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Selimi iu bën thirrje politikanëve: Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave

27 Prill 2026
A A
Selimi iu bën thirrje politikanëve: Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave
Share on Facebook

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, ku u diskutua propozimi i anëtarit të këtij komisioni, Artan Behrami, për t’i dërguar ftesë për raportim kryetares së Dhomave të Specializuaar, Ekaterina Trendafilova lidhur me procesin në Hagë.

Selimi theksoi se ekziston një konsensus i gjerë në Kosovë për çështjen e Gjykatës Speciale, por ngriti dilema për mënyrën e trajtimit institucional të saj.

“Kur vjen çështja te Haga, te Gjykata Speciale, ne të gjithë pothuajse jemi njëzëri edhe çdo tentativë që niset nga Kosova jemi për, edhe unë nuk dyshoj aspak në dëshirën tuaj të mirë që të bëhet një thirrje kundrejt Dhomave të Specializuara ose kryetares së Dhomave të Specializuara, apo në këtë rast edhe të Ombudspersonit siç e dëgjova. E di se në Kosovë, edhe në Kuvendin e Kosovës, gjykatat apo kryetarët e gjykatave nuk raportojnë në Kuvend. Në Kuvend, në Komisionin për Legjislacion, raportojnë ose kanë një raport vjetor vetëm Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ai raport bëhet një herë në vit për punët e brendshme të këtyre dy institucioneve, por asnjëherë nuk raportojnë për çështjet që janë në proces duke ndodhur në gjykata apo nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Pra të kalojmë te Dhomat e Specializuara, të cilat janë të votuara dhe pretendojnë se janë institucione të Kosovës, mirëpo kanë legjitimitet plotësisht ndërkombëtar”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu sqaroi kufijtë institucionalë dhe ligjorë të raportimit dhe mbikëqyrjes ndaj Dhomave të Specializuara.

“Edhe më lejoni t’ju tregoj se Dhomat e Specializuara nuk i paraqesin raport Kuvendit dhe Kuvendi nuk ka kompetencë mbikëqyrje direkte për këtë institucion.

Edhe më lejoni t’ju rikujtoj kolegë të nderuar se çka keni votuar atëherë te Ligji për Dhomat e Specializuara, te neni 4, pika 4, se çfarë kompetenca i keni dhënë, ku thotë: “Çdo ligj, rregullore, rregullore dytësore, rregull ose zakon tjetër dhe praktikë e Kosovës që nuk janë përfshirë shprehimisht në këtë ligj, nuk zbatohen për organizimin, administrimin, funksionet apo juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky ligj mbizotëron mbi çdo dispozitë kundërthënëse të çfarëdo ligji apo rregulloreje tjetër të Kosovës”, tha ajo.

Selimi bëri thirrje që kjo çështje mos të përdoret për qëllime politike apo elektorale

“Pra ky nen e vendos supremacionin mbi tanë ligjet e Kosovës. Edhe si komision nuk e besoj që do ta kishim, përveç përgjegjësisë, po as domenin që ne ta ftojmë kryetaren e një gjykate. Nuk i ftojmë kryetarët e gjykatave tona vendore, e lëre më një gjykatë tjetër që i kemi dhënë të drejtën që të funksionojë me çfarëdo rregulla që atyre ju konvenojnë. Pra ne edhe mund t’i bëjmë ftesë, nuk na ndalon askush, mirëpo përgjigjja që mund ta kemi, mundet me qenë më e dëmshme sesa kërkesa që ne mund t’ia bëjmë. Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave politike”, u shpreh ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 888)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com