DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bardiqi kërkon falje për mesazhin skandaloz: Fjala “karate” ishte në thonjëza, e përdora me sarkazëm

28 Prill 2026
A A
Bardiqi kërkon falje për mesazhin skandaloz: Fjala “karate” ishte në thonjëza, e përdora me sarkazëm
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, është deklaruar për media lidhur me fotografinë që i është publikuar mbrëmë nga mediat gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, e në të cilën shihet se i njëjti shkruan, “po e votojmë karate”.

Ai ka kërkuar falje për këtë duke thënë se mesazhet private nuk janë për publikun.

Bardiqi e ka arsyetuar fjalën “karate”, duke thënë se derisa ka qenë në thonjëza ka qenë sarkazëm.

 

“Vendi është vendi i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun. Edhe ato mesazhe, siç e thashë, janë me sarkazëm. Pra, prej këtu i kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, për qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese, as asgjë”

“E keni parë që është në thonjëza, domethënë si një fjalë me sarkazëm e përdorur, e që thjesht nënkupton se edhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave. E dëgjuat edhe tash kryeparlamentarin, ushtruesin e detyrës së presidentit, e cila gjithashtu edhe një herë konfirmoi se vetëm një deputet ka kërkuar leje që mund të mungojë në seancë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një herë po e përmendi që thonjëzat janë ato që nuk mund ta konsideroni që është dhënë një epitet. Është bisedë mes miqsh edhe është me sarkazëm e përdorur, mirëpo nuk ka të bëjë me seriozitetin e procesit as me gjëra të tjera.

“Edhe pjesa në fund është “festa e gëzimit gjithmonë paqe”, që i bie se kanë qenë duke e anuluar një termin të paraplanifikuar për një festë të një miku, dy javë më parë së paku. Dhe thjesht i kam thënë se seancat e paplanifikuara zgjatin më shumë dhe se nuk mund të jemi pjesë e ahengut edhe ta ndajmë gëzimin me ta. Prandaj e keni parë në fund që i kam thënë “festa e gëzimit gjithmonë paqe”. Edhe ju nëse nuk e konsideroni që është cenim i privatësisë kjo, atëherë për besë nuk është në rregull kjo”, shtoi ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 933)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com