DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama nënshkruan marrëveshje 6 miliardëshe me SHBA-në për gazin amerikan

28 Prill 2026
A A
Rama nënshkruan marrëveshje 6 miliardëshe me SHBA-në për gazin amerikan
Share on Facebook

Shqipëria po bëhet pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar në fushën e energjisë që përfshinë partnerë amerikanë dhe grek. Bëhet fjalë për një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh që u nënshkrua këtë të mërkurë në mes kompanisë shqiptare ALBGAZ, Venture Global një kompani që aktivitetin e saj e ka të përqendruar tek gazi natyror i lëngshëm i prodhuar në Amerikë dhe Aktor LNG një kompani greke me përvojë në këtë sektor.

Një marrëveshje 20 vjeçare në fushën që synon furnizimin e Evropës jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA-të. Konkretisht bëhet fjalë për krijimin e infrastrukturës së nevojshme në Vlorë për importin e gazit i cili do të importohet nga SHBA-të me anije dhe përmes procesit të rigazifikimit të kthehet në gaz të lëngshëm.

Qeveria parashikon po ashtu që të rivitalizojë qendrën e energjisë në Vlorë (aty ku do të vendoset impianti), shndërrimin e termocentralit ekzistues si dhe rritjen e kapacitetit të ri gjenerues prej afërsisht 250 MW. Po ashtu parashikohet ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, duke e lidhur këtë qendër me rrjetin kombëtar dhe rajonal të transmetimit të gazit, shkruan Report tv.

Qendra e Energjisë e Vlorës gjithashtu mund ta pozicionojë vendin tonë si një portë strategjike për energjinë në Ballkanin Perëndimor. Duke lidhur importet e gazit të lëngshëm me tregjet rajonale.

Marrëveshja është firmosur në prani edhe të Ambasadores Amerikane në Greqi e cila u prit nga kryeministri Edi Rama me përqafim.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, përmes një postimi në ‘X’ ajo bëri të ditur se me këtë projekt po çon përpara axhendën e Presidentit Donald Trump.

“Isha i nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara axhendën energjetike të Presidentit Donald Trump dhe t’i bashkohesha kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike mes Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG për një marrëveshje 20-vjeçare amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG).Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike, dhe sigurinë kombëtare, në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Doug Burgum, Chris Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur SHBA, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat e ka cilësuar si një marrëveshje historike dhe një nga projeketet që forcon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një element kyç i këtij rrugëtimi është partneriteti me SHBA, që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike. Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Evropën juglindore”, tha Rama.

E pranishme në takim ka qenë edhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 534)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 944)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com