Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e një objekti banesor.
Ngjarja ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 22:00 në rrugën “Skënderbeu”, ku Policia ka pranuar informacion për një person të shtrirë në pushimoren e shkallëve të një ndërtese.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës, H.M., rreth 41-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit, hetimet rajonale, njësia e krim-teknikës si dhe stafi komandues i Policisë.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas zhvillimeve të fundit, më 29 prill 2026 rreth orës 00:30, ekipi i IML-së ka tërhequr trupin nga vendi i ngjarjes.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve.
