DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kosto e papërballueshme” – kutitë e votimit ‘gëlltisin’ miliona euro

2 Maj 2026
A A
Këta janë kandidatët nga partitë shqiptare që deri më tani kanë marrë më së paku vota
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar një buxhet prej 10,887,186 eurosh për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti.

Ky buxhet, i cili i shtohet shpenzimeve të katër palë proceseve zgjedhore të tjera të mbajtura brenda një periudhe rreth 1 vjeçare ka ngritur shqetësime për barrën financiare që ka kjo praktikë zgjedhore për vendin.

Për periudhën 18-mujore, Kosova ka shpenzuar 23.9 milionë euro për katër procese elektorale, ndërkohë që për zgjedhjet e qershorit janë parashikuar afro 11 milionë euro shtesë. Në total, shpenzimet bashkë me buxhetin për votimet e parakohshme të qershorit, harxhimet e kalojnë vlerën e 34 milionëshit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, buxheti i paraparë ishte 8.7 milionë euro, ndërsa shpenzimet arritën deri në rreth 7.1 milionë euro.

Një pjesë e këtyre mjeteve është përdorur gjatë vitit 2024, ndërsa pjesa tjetër në fillim të vitit 2025.

Kurse, sa i përket zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, përfshirë edhe balotazhin e 9 nëntorit, Elezi bëri të ditur se fondi i planifikuar ishte mbi 10.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet iu afruan shifrës së afro 8.8 milionë eurove, raporton Klankosova.tv.

Sakaq, zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 kanë pasur një buxhet të miratuar prej 11.5 milionë eurosh, prej të cilave janë shpenzuar rreth 7.4 milionë euro, sipas shifrave ende jo përfundimtare.

“Buxheti i planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, është në vlerën e 11.5 milionë Euro. Sipas raporteve të deritashme, jo-përfundimtare, shuma e shpenzuar është rreth 7.4 milionë Euro”, theksoi Elezi.

Lidhur me këtë nivel shpenzimesh, ka folur për Klankosova.tv, ekonomisti Safet Gërxhaliu, i cili e cilësoi këtë barrë financiare si të papërballueshme për vendin.

“Besoj se edhe shtete më të zhvilluara ekonomikisht, qoftë në rajon, qoftë në Evropë, nuk munden të përballojnë një kosto të tillë. Kosova ka nevojë për investime të shumta në infrastrukturë, në standardin e mirëqenies së jetesës qytetare, prandaj ky luks vërtet e ka një kosto të papërballueshme dhe është duke e dëmtuar çdo ditë e më tepër realitetin në Kosovë”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe fokus në zhvillim ekonomik, e jo sipas tij, për cikle të shpeshta zgjedhore.

“Është koha kur Kosova duhet vërtet të ketë stabilitet politik, të ketë fokus zhvillimin ekonomik, dhe jo të eksperimentohet me shtetin në këtë mënyrë. Sepse në fund të fundit, nëse nuk ndryshon mentaliteti me zgjedhje, nuk mund të stabilizohet shteti. Është koha për një performim në interes të shtetit, dhe jo gjithmonë lufta për pushtet të jetë determinuese në të gjitha proceset në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com