DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, bllokada po dëmton besimin në institucionet e Kosovës

4 Maj 2026
A A
Shqiptaro-amerikani Bex Aliu pritet të jetë ambasador i ShBA-së në Kosovë
Share on Facebook

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar se vazhdimi i ngërçit politik po e dëmton besimin në institucionet e Kosovës.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës. Ne do të donim të shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunonin për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, kanë deklaruar nga ambasada.

Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor. Data u caktua pas takimit të Ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me partitë politike.

KQZ ka vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj 2026 dhe duke përfunduar më 7 qershor 2026 në orën 06:59.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ, deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.

KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të hidhet më 16 maj 2026.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 185)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com