Kryetari i Prishtinës ka njoftuar se Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, vazhdon edhe një mandat me përkushtim për forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e kategorive në nevojë.
Mirëqenia sociale, sipas Ramës, nuk është vetëm prioritet, por përgjegjësi e përbashkët për një Kryeqytet më të drejtë dhe më të kujdesshëm ndaj secilit qytetar.
