DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia deklarohet për rastin ku 31 vjeçari Brahimaj vdiq pas therjes me thikë në Gjakovë

5 Maj 2026
A A
Policia deklarohet për rastin ku 31 vjeçari Brahimaj vdiq pas therjes me thikë në Gjakovë
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.
Një 31 vjeçar humbi jetën pas goditjes me thikë, plagë të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë.

Sipas informacioneve të para nga ky rast është bërë e ditur se pati një përleshje dhe se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

31 vjeçari që vdiq në këtë rast është Rexhë Brahimaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përleshjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast. Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e ngjarjes. Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati. Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “vrasje”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”,u tha nga Policia.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 621)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 993)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (363)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com