Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.
Aksioni është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se është duke u zhvilluar një aksion. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ajo.
Sinjali mëson se aksioni lidhet me një rast të mëhershëm për dallavere me prona ku ka pas arrestime.
