Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar në Hagë, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ky i fundit, ka thënë se nga ky takim ma dalë më i frymëzuar dhe i bindur më shumë se kurrë se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm në shtetin që vetë e themeluan.
Postimi i plotë:
Të fala nga Haga!
Sot vizitova Kryetarin Kadri Veseli. Nga ky takim dola i frymëzuar dhe i bindur më shumë se kurrë se çlirimtarët tanë po kthehen fuqishëm në shtetin që vetë e themeluan.
Pavarësisht rrethanave, ata sot sikurse edhe mëparë shfaqin forcë, vendosmëri dhe unitet, duke e ruajtur dinjitetin e rrugës së tyre historike.
Të gjithë qytetarëve të Kosovës, çlirimtarët u janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm që u keni dhënë në çdo kohë.
