Hysni Gucati ka bërë të ditur se e kanë dorëzuar në Gjykatën Speciale, peticionin me 200 mijë nënshkrime për drejtësi.
Postimi:
Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, Drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën.
Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë!
