Kryeministri Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, ka votuar në Prishtinë.
Ai është shoqëruar bashkë me gruan e tij, Rita Augestad Knudsen.
Pas votimit, Kurti iu drejtua qytetarëve me një mesazh.
“Në këtë mot me diell, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare. I falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj këdo që të ushtrojë të drejtën demokratike, për ta bërë zërin të dëgjohet“, tha Kurti.
“Gëzuar dhe suksese” tha ai.