Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani ia ka realizuar “krejt ëndrrat” kryeministrit Albin Kurti.
Këto deklarata Reçica i bëri në DTV Media, ku ngriti pyetjen se përse, sipas tij, Albin Kurti nuk e mbështeti publikisht Osmanin.
Ai tha se duhet të sqarohet nëse ishte pikërisht Kurti ai që, sipas pretendimit të tij, “e ka kontrabanduar” një deputete të PDK-së për zgjedhjen e Osmanit presidente.
Sipas Reçicës, bëhet fjalë për deputeten Adelina Grainca.
