DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-kryetari i AAK-së në Junik bojkoton Kuvendin Zgjedhor: Procesi nuk është legjitim

7 Maj 2026
A A
Ish-kryetari i AAK-së në Junik bojkoton Kuvendin Zgjedhor: Procesi nuk është legjitim
Share on Facebook

Tensione dhe pakënaqësi serioze kanë shpërthyer brenda Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, vetëm një ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të degës, pasi ish-kryetari i AAK-së në Junik, Agron Kuçi, ka refuzuar publikisht pjesëmarrjen në këtë proces, duke ngritur akuza për shkelje statutare dhe mungesë legjitimiteti.

Përmes një reagimi publik, Kuçi ka bërë të ditur se është njoftuar dhe ftuar vetëm sot për të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të paraparë për 8 maj 2026, por ka theksuar se procesi nuk është paraprirë nga procedurat e detyrueshme statutare.

Sipas tij, nuk janë mbajtur kuvendet zgjedhore të nëntë nëndegëve të AAK-së në Junik, si dhe ato të Aleancës së Gruas dhe Aleancës së të Rinjve, të cilat, sipas Statutit të partisë, përbëjnë bazën organizative dhe juridike për mbajtjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të degës.

Kuçi ka vlerësuar se mosrespektimi i këtyre procedurave cenon legalitetin, përfaqësimin dhe procesin demokratik brenda strukturave të partisë.

“Në këto rrethana, konsideroj se delegatët e ftuar në këtë kuvend, përfshirë edhe mua, nuk burojnë nga një proces i rregullt dhe legjitim statutaro-zgjedhor”, thuhet në reagimin e tij.

Ai ka bërë të ditur se për këtë arsye ka vendosur të mos marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor, duke theksuar se ky vendim nuk lidhet me kundërshtim personal ndaj askujt, por me bindjen se pjesëmarrja do të nënkuptonte legjitimim të një procesi të parregullt.

Në reagimin e tij, Kuçi ka përmendur edhe historinë mbi 26-vjeçare të Degës së AAK-së në Junik, duke e cilësuar atë si shtyllë të rëndësishme politike dhe institucionale të komunës.

Ai ka bërë thirrje që proceset e brendshme partiake të ndërtohen mbi demokraci, transparencë, respektim të statutit dhe vullnetit të anëtarësisë.

Ky reagim pritet të shkaktojë debat dhe tensione të reja brenda strukturave të AAK-së në Junik, vetëm pak orë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të degës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com