DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ZGJEDHJET E 7QERSHORIT, Demokraci apo Skenar?

8 Maj 2026
A A
KQZ përditëson të dhënat: Mbi 220 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00
Share on Facebook

Nga Milaim Sylejmani

Përderisa po i drejtohemi sërish kutive të votimit, është koha të flasim hapur për atë që po dyshohet se po ndodh prapa skenës. Pse jemi këtu dhe kush po përfiton nga kjo gjendje e “kaosit të kontrolluar”?
#”Ofertat” e Albin Kurtit: #Dialog apo Monolog?!

Ftesat publike për takime me opozitën, të bëra “sa për të thënë” dhe vetëm sa për t’u fajësuar partitë e ish opozitës, fare në fund të afateve, tregojnë një strategji të qartë: Jo bashkëpunim, por nënshtrim. Kërkesa absurde që dy parti të propozojë tre kandidatë për President është dëshmia se kërkohet autoritet i pakufizuar, e jo zgjidhje duke e trajtuar opozitën si dekor të një vullneti të vetëm. Edhe ashtu marrëveshjet dhe propozimet e sinqerta bëhen brenda zyrave, dhe opinioni njoftohet vetëm pas aktit të kryer të marrëveshjes!

#Heshtja që flet: “Kolona e Pestë” brenda opozitës!
Ngathtësia dhe heshtja e tyre pas vjedhjeve të votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ,sidomos votave të diasporës me postë dhe nëpër zyra konsulare, pastaj rasti i Prizrenit e Podujevës, është alarmante. Kur vidhet vota e qytetarit dhe udhëheqësit e opizëtës heshtin, kjo nuk është rastësi, por lirisht mund të themi është bashkëpunim. Pyetja që mund të parashtrohet është, a kemi një “kolonë të pestë” brenda opozitës që punon për agjendën e pushtetit në këmbim të mbijetesës politike, apo formave korruptive?!
“Mafia e Energjisë” , motiv i vërtetë i krizës?!
#Prapa retorikës patriotike fshihen miliona euro të tregtisë me energji elektrike.

Dyshimet për lidhje të profileve të larta me krimin ndërkombëtar në këtë sektor mund të jenë arsyeja e vërtetë e këtij ngërçi. As opozita, në fushatën e zgjedhjeve të kaluara nuk patë ndonjë propozim konkret për ndërtimin e kapaciteteve energjetike. E as nuk pati ndonjë aktivitet opozitar që do të detyronte qeverinë, që të mendoj mirë, para kontratave të dyshimta që në skenë dalin përmes gazetarëve hulumtues!

#Përçarja e popullit si mjet pushteti!
Politika aktuale nuk po synon zhvillimin, duken gërmadha e projekte të ngecura kudo, por ndarjen në vend të harmonisë njerëzore, pavarësosht bindjeve politike, apo diveristeti të natyrshëm. Duke e përçarë popullin në “ne” dhe “ata”, po krijohet një terren ku njerëzit kredibilë tërhiqen nga frika e lojërave të ndyta, duke ua lënë fushën e lirë militantëve dhe oportunistëve!

Përfundimi:
Nëse 7 Qershori nuk sjell një ndryshim rrënjësor në mendësinë e bashkëpunimit e bashkëqeverisjes, me shumë gjasa do të jemi sërish në zgjedhje para fund vitit. Shpëtimi i vetëm duket se mbetet një “shok-terapi” nga drejtësia (ndoshta edhe ndërkombëtare) që do të pastronte skenën nga figurat e lidhura me korrupsionin energjetik.

Kush e fiton betejën për të bindur elektoratin, për fajtorin e zgjedhjeve , do të jetë “fitues i zgjedhjeve”!

A po shkojmë të votojmë për ndryshim, apo thjesht po luajmë pjesën tonë në një skenar të shkruar nga të tjerët?
#Zgjedhjet2026

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com