Një person ka rënë nga një objekt ku ishte duke punuar sot në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti tha se punëtori është dërguar në QKUK, kurse policia, prokuroria e inspektorati i punës kanë nisur hetimet.
‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast’’, ka përfunduar Ahmeti.
