Natyra Kuçi, nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, në emisionin “N’PIKE” në DTV MEDIA, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk po dëshiron opozitë të fortë politike në Kosovë.
Sipas Kuçit, edhe pse opozita aktuale është “mjaft e lodhur”, Kurti po synon që ajo të dobësohet edhe më shumë.
“Ai nuk po don opozitë, edhe pse kjo opozitë është mjaft e lodhur. Po dëshiron opozitë ende më të dobët se kjo, e cila ka shkuar duke u lodhur edhe më shumë”, u shpreh ajo.
Kuçi tha gjithashtu se në Kosovë ka parti politike që, sipas saj, “nuk po garojnë hiq në zgjedhje”, duke aluduar në mungesën e aktivitetit dhe angazhimit opozitar.
Ajo shtoi se Kurti po u bën thirrje votuesve të tij që ta marrë edhe elektoratin opozitar.
“Kurti po i fton votuesit e vet që elektoratin opozitar me marrë vet ai”, deklaroi Kuçi në emision.
