Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të takimit të këshillit të përgjithshëm të partisë ka treguar sa vende do t’i kenë Vjosa Osmani së bashku me njerëzit e saj në listën e kësaj partie.
Abdixhiku tha se Vjosa Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën e LDK-së.
“Zonja Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së, gara do të jetë propozcionale sa i përket renditjes brenda listës, të cilat çështje teknike që tash sekretariati i LDK-së i trajton me kohë… Ishin 103 vota për”, tha Abdixhiku.
