“Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh kandidatja për presidente Vjosa Osmani, gjatë “Tubimit të Bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u mirëpritur me duartrokitje nga të pranishmit.
Ajo tha se nuk ka fjalim që mund ta përshkruajë ndjenjën e saj në këtë ngjarje.
“Nuk ka fjalim që mund ta përshkruaj ndjenjën gjatë ‘Tubimit të Bashkimit’”, u shpreh Osmani.
Kandidatja për presidente theksoi se Kosova duhet të ndërtojë marrëdhënie të forta me aleatët dhe të mos i tradhtojë ata.
“Një Kosovë që ndërton ura, e nuk i pret në besë as aleatët brenda, e as aleatët tanë të lirisë”, tha ajo.
Osmani shtoi se, pavarësisht mospajtimeve politike, disa lidhje mbeten të pathyeshme.
“Kemi pasur edhe mospajtime, por disa lidhje nuk i humb as nuk i këput, as koha e as distanca e as politika, dhe ka pasur gjithmonë diçka më të fortë, besimin”, u shpreh ajo.
Në vazhdim, Osmani tha se gjatë muajve të fundit ka parë si zhgënjim ashtu edhe shpresë te qytetarët.
“Për muaj të tërë kam parë zhgënjimin te qytetarët, megjithatë kam parë edhe shpresë për bashkim”, tha ajo.
