Elvis Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka goditur Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se në këtë parti secili e thotë nga një gënjeshtër.
Sipas tij, LDK imagjinon me pasë tërë pushtetin.
“LDK-ja me 15% imagjinon me e pasë tërë pushtetin, kryeministër dhe president.
Natyrisht, sipas LDK-së, LV nuk e ka këtë të drejtë me 51.1%. Sepse LV nuk është parti akademikësh”, shprehet ai.
Tutje, Hoxha deklaron se “LDK-ja është parti ku secili e thotë nga një gënjeshtër. Kanë të drejtë të gënjejnë, sepse akademikët janë intelektualisht të fuqishëm e nuk mund të përsërisin të njëjtën frazë për çdo ditë”.
Ai deklaron se “LDK-ja ka të drejtë të ëndërrojë, sepse akademikët shohin ëndrra jo vetëm me sy mbyllur dhe jo vetëm në gjumë. Akademiku i LDK-së ka të drejtë të shohë ëndrra në ditë me diell. Sepse ka imagjinatë të harbuar. A ju kujtohet Kujtim Shala kur deklaronte se LDK-ja fitonte zgjedhjet me një përparësi të ngushtë ndaj LV-së”.
“Është në virtytin e akademikut të LDK-së të përdorë mashtrimin për të mbushur ëndrrën. Pastaj me i përcjell mbështetësit të tij ëndrrën mashtruese. Njësoj si Rugovën ia përcjell me Isa Mustafë, me Lumir, me Agim Veli, me Vjosë, me Hikmete e Abdullah. Brenda paketës mbështjellë me ëndërr rugoviane, janë këta mashtrimet amkademikë”, përfundon ai.
