DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dëshmia e ekspertes në Hagë: Mbështetshmëria dhe besueshmëria në transkriptet e ZPS-së është e ulët

11 Maj 2026
A A
Dëshmia e ekspertes në Hagë: Mbështetshmëria dhe besueshmëria në transkriptet e ZPS-së është e ulët
Share on Facebook

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në rastin kundër administrimit të drejtësisë, ekspertja Helen Fraser deklaroi se mbështetshmëria në transkriptet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) nga audiot e vizitave në Qendrën e Paraburgimit, është e ulët.

Fillimisht, mbrojtësja e Thaçit, avokatja Sophie Menegon tha se kanë kërkuar nga Hysni Reçica dhe një kompani përkthimesh transkriptimin e një pjese të vizitës së Kilajt nga Qendra e Paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në një pjesë të transkriptit të Reçicës, sipas saj, shihet se vendoset me të kuqe fjala “Vllaznim”, ndërkaq kompania e përkthimit kishte zbardhur edhe një pjesë, megjithatë në fillim thuhet njësoj “Vllaznim”.

Fraser deklaroi se transkriptet duken të ngjashme.

Sa i përket një pjese tjetër të audios, thuhet Reçica thekson që është e paqartë dhe e padëshifrueshme. Kurse, Kompania e bëri një zbardhje me disa fjalë ndryshe por në sasi pak. Në anën tjetër, ZPS-ja ka transkriptet më të gjera.

“Ka shumë dallime, audio ka qenë më pak e qartë”, tha Fraser.

Sipas saj, transkriptuesit duhet të kenë aftësi të dëshifrimit të versioneve të paqarta dhe të ndjekin një metodologji të zbatueshme. Tha se transkriptuesit është dashur të transkriptojnë në mënyrë të pavarur pa parë krahasimet.

Sa i përket mbështetshmërisë dhe besueshmërisë së transkripteve të ZPS-së, ekspertja tha se mbështetshmëria është e ulët.

“Nuk mund të mbështetemi në to si transkripte të sakta për procesin gjyqësor”, tha Fraser.

Ajo tha se nuk kemi aftësi të demonstrueshme për dëshifrimin e audiove, dhe mungon metodologjia e caktuar.

Ekspertja tha se mungesa e vulave të kohës e bën të vështirë procesin e vlerësimit të transkripteve dhe krahasimin me një transkriptë apo përkthim tjetër.

Fraser shtoi se përdorimi i shumtë i shenjave të pikësimit të bëjnë të duket se tekstet janë të gjuhës së shkruar dhe jo asaj të folur. Tha se shenjat e pikësimit në transkripta janë minimale.

Sa i përket audios nga vizita e Smakajt, nga transkripta e ZPS-së, thuhet se në një pjesë thuhet “Artan Behrami imiton dikë (e padëshifrueshme)”, Fraser tha se kur thua “imiton dikë” është imitim i situatës që ka bërë transkriptuesi/përkthyesi.

Ajo thotë se nga ZPS bëhet interpretim i tejzgjatur i fjalëve dhe zhurmave që dëgjohen.

Avokatja tha se Prokuroria ka pohuar se personat që janë përfshirë në transkriptim/përkthim në këtë çështje, kanë punuar edhe në transkriptim/përkthim në rastin për krime lufte.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 450)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com