DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës

11 Maj 2026
A A
AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës
Share on Facebook

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka mbajtur mbledhje, ku janë marrë vendime të rëndësishme për procesin zgjedhor dhe organizimin e partisë.

Sipas Haradinajt, në këtë takim është miratuar me shumicë votash kandidatura e Ardian Gjini si bartës i listës dhe mandatar për kryeministër nga AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme, si dhe lista e kandidatëve për deputetë.

“Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit që do të dalë pas zgjedhjeve, si dhe listën e kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai njoftoi po ashtu se Këshilli ka miratuar edhe ndryshime statutare, të cilat sipas tij do ta bëjnë partinë më dinamike, transparente dhe më të hapur ndaj proceseve demokratike të brendshme.

Haradinaj tha se këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të AAK-së, i cili do të mbahet më 24 maj, ndërsa shtoi se përgatitjet për këtë proces tashmë kanë përfunduar.

Gjatë mbledhjes, sipas tij, është diskutuar edhe për mobilizimin e degëve të partisë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, ka theksuar Haradinaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 616)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 878)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (356)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com