DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

12 Maj 2026
A A
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se tërheqja e numrave për renditjen në fletëvotim pritet të bëhet nga 27 subjekte politike.

“Pas përfundimit të periudhës zgjedhore për njoftimin e pjesëmarrjes nga partitë politike dhe formimin e koalicioneve (1–7 maj), si dhe periudhës për aplikim për certifikim nga subjektet e reja politike (2–10 maj), numri i përgjithshëm i subjekteve politike që mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme është 27, prej të cilave: 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, tha Elezi.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, që do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, nuk fillon menjëherë pas tërheqjes së shortit për numrat rendorë në fletëvotim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar të fillojë më 28 maj dhe të përfundojë në orën 06:59 të mëngjesit të datës 7 qershor 2026”, deklaroi Elezi.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 616)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 849)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (355)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com