Një rrahje masive mes shtatë personave ka ndodhur Zallq të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësorë.
“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Gashi.
