DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aktori kosovar, pjesë e listës së VV-së për deputet

13 Maj 2026
A A
Vetëvendosja nuk do t’ia dijë: nuk ndalet së referuari deputetëve si “ministra”
Share on Facebook

Aktori kosovar, Armend Baloku ka njoftuar se është bërë pjesë e listës së VV-së dhe do të jetë kandidat për deputet.

Baloku ka shkruar se do të mbajë numrin 59 në listën e VV-së.

Ai ka thënë se fokusi i tij do të jetë në kontributi për artin dhe kulturën.

Njoftimi i plotë:

Miq të dashur,

Po ju njoftoj shkurt dhe drejtpërdrejt se kam vendosur t’i përgjigjem me PO ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për t’iu bashkuar rrugëtimit të tij politik, duke kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në këto zgjedhje me numer 59.
Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me artin dhe kulturën që nga fëmijëria. Pikërisht në këtë fushë besoj se mund dhe duhet të jap kontributin tim, sepse kultura është shpirt i një shoqërie dhe themel i zhvillimit të saj.

Me përkushtim dhe vullnet të sinqertë, dua ta vendos veten në shërbim të Kosovës, duke dhënë energjinë, përvojën dhe dashurinë time për vendin, në mënyrë që shteti ynë të vazhdojë të ecë përpara dhe të zhvillohet edhe më shumë.

Do të mundohem të bart me nder çdo vlerë dhe porosi që kam marrë nga familja ime e gjerë Baloku nga Peja, nga ana e babait, si dhe nga familja Lajçi nga Rugova, nga ana e nënës, vlera të cilat dua t’i vendos në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Me sinqeritet dhe angazhim të vërtetë, do të jem përfaqësues i zërit tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dua të jem zëri i qytetarëve, zëri i njerëzve të zakonshëm, zëri i atyre që duan një Kosovë me integritet.
Pres mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim.
Ju jap Besën

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 616)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 840)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (355)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com