DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”

14 Maj 2026
A A
Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”
Share on Facebook

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, njëherësh edhe kryediplomat, teksa ka folur për projektet e energjisë elektrike, thënien se “Kosova po fle mbi qymyr” e ka quajtur rrëfim populist. Megjithatë, shefi i tij gjatë kohës së opozitës e thoshte të njëjtën gjë, kur zotohej për ulje të çmimit të faturës së energjisë elektrike nëse vjen në pushtet.

Konjufca këtë e deklaroi mbrëmë, teksa shpjegoi se taksa e karbonit është shumë e lartë.

“Çështjet e mëdha, nëse janë projekte të mëdha, nëse po kërkon diçka ti më të madhe, atëherë sikur me thanë, e vetmja është termocentrale të mëdhaja. Qysh e ka shpjegu edhe kryeministri, është gazifikimi i thëngjillit, prej të cilës transformohet dhe krijon energji elektrike. Ajo është një projekt që merr më shumë vite. Por nëse do termocentrale klasike, Kosova s’është që mundet me i bë ato, taksat në karbon të sakatojnë. Nuk mundesh me thanë p.sh ky rrëfimi popullist “jena tu flejtë mbi qymyr””, deklaroi Konjufca.

Thënia se Kosova fle mbi qymyr në politikë u dëgjua ekskluzivisht nga shefi i Konjufcës, Albin Kurti. Ky i fundit përgjatë një interviste si opozitar thoshte se Kosova po fle mbi qymyr dhe se qytetarët e saj po paguajnë shtrenjtë rrymën.

“Qytetarët paguajnë shtrenjtë për rrymë, pasi flemë mbi qymyr. Aq lirë ka qenë rryma, sa qytetarët nuk e kanë ditur sa po paguajnë”, kishte deklaruar Kurti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 582)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com