Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar moskandidimin e Agim Veliu në listën e Lidhjen Demokratike e Kosovës për deputetë.
Në një deklaratë në DTV Media, Spahiu tha se Veliut i është ofruar një numër jo i favorshëm në listë, gjë që sipas tij ka ndikuar që ai të mos pranojë kandidimin.
“Agim Veliut ia kanë ofruar një numër zhgënjyes në listë”, u shpreh Spahiu.
Sipas analistit, Veliu ka qenë figurë kyçe për më shumë se dy dekada në Podujevë dhe brenda LDK-së, duke fituar vazhdimisht zgjedhjet lokale pa pësuar humbje.
Spahiu theksoi se ndikimi i Veliut në elektoratin e LDK-së ka qenë i madh deri në momentin kur ai u largua nga strukturat drejtuese të partisë.
