Nga e premtja dhe ditët në vijim, nga Kosova drejt vendeve të shenjta për besimtarët mysliman do të udhëtojnë gjithsej 1 mijë 576 persona.
231 besimtarë nga komuna e Prishtinës morën sot rrugën drejt Mekës.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, besimtarët u shprehën të lumtur që pas shumë vitesh pritjeje po iu jepet mundësia ta vizitojnë Qabenë dhe ta kryejnë një nga pesë obligimet kryesore të fesë islame.
