Sot, Albin Kurti ka dalë për të bërë fushatë në njërën nga kafiteritë në Prishtinë. Ai aty, me “foren” e njëjtë si në fushatën e kaluar, ka kërkuar ‘espresso 51%’.
Me këtë situatë ka ironizuar Haxhi Avdyli, i cili tashmë është pjesë e listës së LDK-së.
Avdyli ka thënë ‘’dorën ia kemi marrë me fitu zgjedhje me poezi, llafe e espresso. Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh. Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…’’.
Postimi:
Espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet.
Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…
Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…
Bile për 6 vite edhe ndonjë autostradë e re mund te ndërtohej.
Nejse ajo është temë e prekshme, ne duam fore e llafe… Dhe espreso me 51%+
Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e esspreso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonje autostradë të përfunduar a ndonje investim të madh , ajo është temë e rëndë për ne. Apo ata.
Dhe po i përmendem edhe njeherë pse ska investime kapitale, ne do shpallemi tradhëtar.
