DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjini: Sa të jetë NATO këtu, Serbia s’guxon me hy në Kosovë

16 Maj 2026
A A
Peshkimi i deputetëve, Gjini: Në AAK askush nuk e han karremin
Share on Facebook

Kryetari në ardhje i AAK-së, Ardian Gjini duke folur për raportet me Serbinë tha se ‘asgjë nuk duhet me na lidh me Serbinë, duhet me i këput’.

Ai tha se Serbia do të na njohë vetëm në momentin kur ne s’kemi për të patur më nevojë për atë njohje.

Gjini tha se Kosova duhet të zhvillohet ekonomikisht dhe sipas tij për dy cikle zgjedhore Kosova s’ka për të patur më nevojë për njohjen nga Serbia.

“Gjithmonë, kurgja nuk duhet me lidh me Serbinë më, duhet me i këput. Nuk ka njeri që e studion politikën dhe e njeh që e din që Serbia ka me na njoft vetëm atëherë kur ne s’ka me na u desh hiq ajo njohje. Derisa ne kemi nevojë për atë njohje, ose e tregojmë nevojën për atë njohje, nuk ka gjasa me ardhë një Kryeministër ose President në Serbi i cili i thotë popullit serb sot unë e njoh Kosovën, nuk ka gjasa. Kjo ka me ndodhë në momentin kur ne kemi me qenë të zhvilluar ekonomikisht, edhe më të zhvilluar se ata për kapital për kokë banori. Ne duhet me arrit gjendjen, edhe atë shpejt veç për dy cikle zgjedhore, që nuk kemi me pas pikë nevoje për me na njoftë Serbia, edhe kemi me thënë në ‘daç njihna në daç mos na njih’. Si arrihet praktikisht…krejt Kosova duhet me u kthy në doktrinë të zhvillimit të shpejtë, të forcimit të shpejtë të shtetit, të forcimit të marrëdhënieve edhe më tutje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë jetike, nuk është frazë, s’po them diçka veç pse duhet me thënë. Na duhet me i pas marrëdhëniet bilaterale edhe me NATO-n. Në momentin kur i kemi garancat e sigurisë të pastra edhe afatgjata, që është NATO-ja ose bilateralizmi definitv, lirisht mund me i thënë Serbisë ….”mos na njih se s’na duhesh”.

Ai potencoi se për grupe të ndryshme politike dhe parti të ndryshme është tepër me rëndësi me mbajt tensionin mjaftueshëm lartë por se sipas tij derisa NATO është këtu Serbia s’guxon me hy me ushtri në Kosovë.

Ai tha se për arsye ‘puro politike’ dhe për politike ditore të brendshme e kanë kthy Serbinë prej një ‘tigri në letër’ në diçka që ne të gjithë i kemi hap sytë duke e pa.

“Kjo lidhja, gradualisht për shkak të politikanizmit kemi rrëshqit aty. Për grupe të ndryshme politike, për parti të ndryshme politike, është tepër me rëndësi me mbajt tensionin mjaftueshëm lartë, me projektu armiq të qenë dhe të paqenë, s’po them se Serbia nuk është armik por për ne sa të jetë NATO këtu Serbia është ‘tigër i letrës’. Nuk guxon Serbia kurrë me hy me ushtri në Kosovë përderisa NATO është protektori ushtarak i Kosovës. Në këto rrethana, mundet me pas sa të duash tanke, aeroplana, drona apo çfarë të duash, për ne është ‘tigër prej letre’ vetëm pse NATO është këtu e jo për shkak se ne kemi kapacitete të mbrojtjes vetë, akoma nuk i kemi, duhet me i ba. Nëse Serbia është ‘tigër prej letre’ në realitet edhe dikush shkon duke e rrit atë paranojën që Serbia i ka pru do tanke rreth Kosovës, e ka pru ushtrinë rreth Kosovës, nuk e bën për të mirën e Kosovës, e bën për një benefit elektoral, me i frikësu njerëzit me i’u thënë ‘unë jam ai që iu rri karshi se shife çfarë po na bëjnë’. Këto kanë implikime edhe në botë, askush nuk vjen me investu 100 milion euro në Kosovë nëse gjithë kohës ne themi jemi në gjendje lufte. Në vend s’e Kosova me kapitalizu prezencën e NATO-s, edhe me projektu sigurinë e vet, përjashto sulmin terrorist në Banjskë…..t’i thua ‘ka mundësi me na sulmu, është duke e mbledh ushtrinë ‘, këto janë implikime tepër të rënda sepse gjithkush frikësohet edhe një euro më shumë me e shti në Kosovë. Për me rrumbullaksu, për arsye ‘puro’ politike, për politikë ditore të brendshme, vetvetiu pa qëllim, pa vetëdije, pa e dit çfarë janë duke bë, e kanë kthy Serbinë prej një ‘tigri në letër’ në diçka që ne të gjithë i kemi hap sytë duke e pa……’harroni Serbinë kurgja s’ka qa me na ba’ deklaroi Gjini.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 706)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com