Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1887 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona, 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.
