Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi derisa ajo e shfrytëzoi të drejtën e saj për votë në zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen sot në Kosovë.
Ajo u ka bërë ftesë qytetarëve për të dalë në zgjedhje.
“Kosova është e juaja! E ardhmja është në duart tuaja!”, ka shkruar ajo.

