DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reagimi i Speciales për raportin e Anglisë dhe Uellsit, Tromp: Tregon sasi të nervozizmit

17 Maj 2026
A A
Modifikohet dënimi i Januzit dhe Bahtijarit, mundësohet lirimi i tyre
Share on Facebook

Ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp ka folur lidhur me Dhomat e Specializuara dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së më Hagë.

Duke iu referuar raportit të Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, ajo tha se është e jashtëzakonshme që gjykata është përfshirë në një reagim publik ndaj një raporti të tillë, duke theksuar se gjykatat e zakonshme nuk ndërmarrin veprime të tilla.

Sipas saj, ky reagim, në një fazë kur ende pritet shpallja e aktgjykimit, mund të shihet si shenjë e një “nervozizmi” nga ana e gjykatës.

“Janë katër pika shumë të rëndësishme për diskutim publik mbi Dhomat e Specializuara, në pritje të vendimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Së pari është goxha e jashtëzakonshme që Gjykata Speciale u përfshi në një reagim publik ndaj një raporti për të drejtat e njeriut, gjykata e zakonshme nuk e bëri një gjë të tillë”.

“Me faktin që gjykata e bëri këtë, përderisa ende pritet shpallja e aktgjykimit, tregonin sasi të nervozizmit nga ana e tyre, ky nervozizëm është i lidhur me dy pika tjera, njëra është se në sistemin e drejtësisë penale ndërkombëtare, në të njëjtën formë si në sistemin drejtësisë penale vendore, në çdo gjykim penal, autoriteti, kredibiliteti dhe legjitimitetit i gjykatës, varet nga ajo se si gjykata e bën vlerësimin e paanshmërisë”, tha ajo.

Duke folur për këtë raport, ish-hetuesja u shpreh se ai ngre vërejtje kritike për çështje që lidhen me gjykimin e drejtë.

“Raporti i Komitetit të Odës së Avokatëe për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, prek disa çështje ekstremisht të rëndësishme, që shkojnë te çështja e gjykimit të drejtë, me fjalë të tjera, ata bën disa vërejtje kritike, specifikisht për këtë çështje”, u shpreh ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 743)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com