DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Albin Kurti: Sivjet dalin municionet e para “Made in Kosova”, mbi 1 miliard euro për fuqizimin e ushtrisë!

17 Maj 2026
A A
Albin Kurti: Sivjet dalin municionet e para “Made in Kosova”, mbi 1 miliard euro për fuqizimin e ushtrisë!
Share on Facebook

Në Jahoc të Gjakovës është vizituar punishtja ku po ndërtohet fabrika e parë e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, një projekt që shënon hapin më të madh drejt vetëqëndrueshmërisë ushtarake të vendit.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, këtë vit pritet të dalin edhe municionet e para me vulën “Made in Kosova”, duke filluar prodhimin e fishekëve të kalibrave 5.56 mm dhe 7.62 mm. Projekti po zhvillohet në një zonë industriale të dedikuar për mbrojtjen prej 140 hektarësh, ku 19 hektarë janë të destinuar për industrinë ushtarake, me perimetër sigurie prej 6 kilometrash.

Fabrika ndodhet në një lokacion strategjik, vetëm 500 metra larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra nga poligoni në Babaj të Bokës, duke e pozicionuar si një qendër kyçe për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Në fazat e ardhshme të projektit, parashihet zgjerimi i prodhimit deri te teknologjitë ushtarake më të avancuara, përfshirë dronët “Made in Kosova”, si pjesë e një vizioni afatgjatë për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

Qeveria ka bërë të ditur se gjatë mandatit të kaluar buxheti për mbrojtjen është shumëfishuar, ndërsa për katër vitet e ardhshme janë planifikuar mbi 1 miliard euro investime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me fokus në pajisje moderne, rritje kapacitetesh dhe trajnime të avancuara për personelin ushtarak.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 743)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com