Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe numri dy i po të njejtës listë, Lumir Abdixhiku, kanë shpërndarë një video nga vetura, nga ku kanë diskutuar për platformën e tyre, “Hajde folim”.
Osmani ka bërë të ditur se janë rrugës për në Lipjan. Në veturë, Osmani e Abdixhiku diskutuan për pyetjet më të veshtira dhe më të këndshme nga qytetarët deri më tash, gjatë parafushatës.
Osmani gjithatu tha se, “meqenëse na dërguan në zgjedhje pa nevojë, nuk kemi me lënë guri pa lëvizur”.
