DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sërish përplasje për aeroportin e Vlorës

Mabco: Kjo është vetëgjyqësi e Valon Ademit

19 Maj 2026
A A
Sërish përplasje për aeroportin e Vlorës
Share on Facebook

Punonjës e përfaqësues së kompanisë së ‘Mabco Constructions S.A’ për ditën e dytë radhasi nuk jane lejuar të hyjnë në kantierin e aeroportit të Vlorës, ccka ka sjellë përplasje mes kompanisë 2A Group të Valon Ademit dhe policinë.

Për orë të tëra ata kanë kërkuar të futen në ambjentet e aeroportit, me qëllim për të përfunduar punimet.

Kompania Mabco në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli kanë dalë në një reagim zyrtar lidhur me këtë pengesë, për të cilin ata thonë se nuk bazohet askund.

“Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta. Vendimi gjyqësor i pretenduar dje nga Valin Ademi dhe i shperndare ne media është ai që pezullon përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri, vendim që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Asnjë vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier”, thuhet në reagimin e kompanisë Mabco.

Ndalimi për tu futur në Aeroport për Mabco konsiderohet vetëgjyqësi nga ortaku Valon Ademi.

“Ne presim nga autoritetet kompetente që të ndërhyjnë menjëherë për: të ndalojnë këtë vetëgjyqësi kriminale; të garantojnë aksesin e plotë dhe të papenguar të punonjësve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve tanë në kantier; të mbajnë të paprekur terminalin dhe veprën e ndërtuar nga Mabco”, thuhet në reagim.

Kompanitë “Mabco” dhe “2A Group”, të cilët po kryejnë punimet në aeroportin e Vlorës prej disa muajsh janë në mosmarreëveshje për shkak të pretendimeve për kuotat që zotërojnë në “Vlora International Airport”.

Këto përplasje kanë vonuar vënien në punë të Aeroportit të Vlorës dhe po shtyjnë pa një afat të caktuar edhe inagurimin e tij të programuar për tu kryer në fund të muajit maj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 810)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (317)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com