DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-komandanti i FSK-së: Nisma për xhandarmërinë mund të mbetet premtim elektoral

19 Maj 2026
A A
Ish-komandanti i FSK-së: Nisma për xhandarmërinë mund të mbetet premtim elektoral
Share on Facebook

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka folur për themelimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Kastrati u shpreh se kjo forcë është shumë e nevojshme për Republikën e Kosovës dhe se ai personalisht e ka kërkuar prej kohësh. Megjithatë, ish-komandanti thekson se ky vendim nuk duhet të merret në kohë fushate.

“Kemi diskutuar edhe më herët se Kosovës i duhet një forcë e ngjashme me xhandarmërinë, dhe nuk do të thotë që patjetër të quhet xhandarmëri. Por duhet të jetë jo më pak e trajnuar dhe e pajisur sesa Njësia Speciale ‘ROSU’, sepse ne jemi ballafaquar disa herë me probleme, kur forcat serbe kanë hyrë në territorin tonë dhe kanë kidnapuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Kemi parë që ata policë nuk kanë qenë të përgatitur, as të pajisur me armatim, pajisje apo trajnime adekuate. Për këtë, shumë më herët kam propozuar që Kosova duhet të fillojë të mendojë në këtë drejtim, por fatkeqësisht jo në këtë kohë. Jo në kohë fushate”, u shpreh Kastrati.

Ai shtoi se misioni i kësaj force do të ishte parandalimi i kalimeve ilegale, luftimi i terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe garantimi i sigurisë për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare. Sipas tij, kjo forcë do të duhej të ishte e pajisur me armatim dhe pajisje më të sofistikuara sesa ato që posedon aktualisht Policia e Kosovës.

“Kjo forcë do të duhej të parandalojë të gjitha kalimet ilegale, qoftë të terroristëve si në rastin e Banjskës, krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe të garantojë sigurinë e qytetarëve në brezin kufitar. Ajo do të duhej të ishte forcë policore e pajisur me armatim dhe pajisje më të rënda e më të sofistikuara se Policia e Kosovës”, tha Kastrati.

Megjithatë, ish-komandanti i FSK-së kritikoi sërish kohën e marrjes së këtij vendimi, duke thënë se tema po përdoret për fushatë politike. Sipas tij, themelimi i një force të tillë kërkon analizë të detajuar, studime profesionale dhe planifikim afatgjatë për numrin e pjesëtarëve, pajisjet, trajnimet dhe koston financiare.

“Kjo nuk bëhet me një vendim të thjeshtë. Fillimisht duhet riorganizuar Policia e Kosovës, siç është bërë me Forcën e Sigurisë së Kosovës në vitet 2011–2013, kur kemi bërë studim me një grup amerikan për nevojat e Kosovës në fushën e mbrojtjes. Njësoj do të duhej të bëhej edhe tani, për të përcaktuar forcën kufitare, pajisjet, armatimin, koston dhe numrin e pjesëtarëve. Pastaj ministri të dalë e të tregojë, e jo në kohë fushate me vendime e nënshkrime”, theksoi ai.

Kastrati e krahasoi situatën edhe me premtimet e mëhershme për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke thënë se shumë prej tyre kanë mbetur vetëm premtime politike.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 821)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com