DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dalin detaje tronditëse nga aksidenti fatal në Slivovë: Si ndodhi përplasja mes Golfit dhe Audit ku humbi jetën 60-vjeçari

20 Maj 2026
A A
Dalin detaje tronditëse nga aksidenti fatal në Slivovë: Si ndodhi përplasja mes Golfit dhe Audit ku humbi jetën 60-vjeçari
Share on Facebook

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi në magjistralen Ferizaj–Shtime, në fshatin Slivovë, ku humbi jetën 60-vjeçari Izet Haxha.

Sipas burimeve të Sinjalit dhe raportit fillestar të ekspertëve të trafikut, aksidenti ndodhi pasi automjeti “Golf”, që drejtohej nga viktima, ishte kyçur në magjistrale nga një rrugë me zhavorr në drejtim të Ferizajt.

Në ato momente, nga drejtimi i Ferizajt po lëvizte një veturë “Audi”, që drejtohej nga Liridona Rustemi.

Sipas hetimeve, vozitësja e Audit ka tentuar t’i shmanget Golfit duke kaluar në shiritin e kundërt, por kur ka vërejtur një automjet tjetër që po vinte nga drejtimi i Shtimes, është përpjekur të kthehet sërish në korsinë e saj.

Megjithatë, për shkak të shpejtësisë që po zhvillonte, nuk ka arritur të ndalet me kohë dhe është përplasur fuqishëm me Golf-in, duke e goditur në derën e shoferit.

Si pasojë e goditjes së rëndë, Izet Haxha ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku emergjent.

Në aksident janë lënduar edhe vozitësja e Audit, Liridona Rustemi, si dhe pasagjerja P. R, e cila për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurorja e Shtetit dhe ekspertët e trafikut Arsim Aliu dhe Agon Kamenica.

Sipas raportit me shkrim të ekspertëve, lëshimet primare në aksident i atribuohen drejtuesit të Golfit, ndërsa lëshime sekondare janë konstatuar edhe nga vozitësja e Audit.

Pas intervistimit dhe trajtimit mjekësor, Liridona Rustemi është liruar në procedurë të rregullt.

Hetuesit kanë siguruar edhe autorizim për të marrë videoincizimet nga lokalet afër vendit të aksidentit, në përpjekje për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 635)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com